Rozeta Hajdari përsëri në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore - Gazeta Express
string(70) "rozeta-hajdari-perseri-ne-prokurorine-speciale-per-rezervat-shteterore"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:22

Rozeta Hajdari përsëri në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:22

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Nacionale shihet Hajdari teksa futet në objektin e Prokurorisë Speciale.

Kjo lidhur me hetimet e kësaj Prokurorie për dallaveret me rezervën shtetërore.

Ajo për këtë aferë ishte intervistuar edhe para rreth një viti.

Ky skandal erdhi pas raportimeve, se një sasi e madhe e vajit, miellit e sheqerit për rezervën shtetërore, nuk erdhi fare në Kosovë.

Për këtë rast, sot pritet të intervistohet edhe ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica.

Ajo kishte thënë se nuk është intervistuar.

Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

Nacionale kohë më parë kishte publikuar audio-incizime të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Në audio-incizime, zyrtarët e MINT-it e konfirmonin se malli nuk kishte ardhur, dhe vlera ishte mijëra euro.

Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë aksion duke arrestuar tre persona.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pasi të tre personave i ishte caktuar paraburgimi, Gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe i la në liri personat e arrestuar.