Brenda është mbrojtur në heshtje, para mediave Ministrja Hajdari shpërthen në akuza ndaj prokurorisë - Gazeta Express
string(94) "rozeta-hajdari-ne-prokurori-mbrohet-ne-heshtje-para-mediave-shperthen-me-akuza-per-prokurorine"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 12:27

Brenda është mbrojtur në heshtje, para mediave Ministrja Hajdari shpërthen në akuza ndaj prokurorisë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 12:27

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe sipas informacioneve të para, rasti lidhet me rezervat shtetërore.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka treguar se Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë.

‘’Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka thirrur znj. Rozeta Hajdari, që të paraqitet në prokurori për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat shtetërore”. Znj.Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, znj.Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në prokurori për këtë çështje. Rasti është duke u trajtuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale’’, ka thënë Luta.

Ndërkohë para mediave ka akuzuar prokurorinë për shkelje të ligjit.

“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë. Bëhet fjalë për kontraktimin e rezervës shtetërore, proces jetik i ndishëm, siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik për të gjithë ne, unë tani pyetem nga Prokuroria Speciale. Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha ajo.

“Këtë e ka konstatuar Inspektorati Policor me raportin se dy hetues shkuan pa certifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport u dërgua në Prokurorinë Speciale për udhëzime të mëtejmë ndaj dy policëve, në realitet vet Prokurori Valdet Gashi ka liruar nga përgjegjësia këta dy polic. Vet Prokurori po shkel ligjin”, tha ajo.