Roza Lati: Vjehrrës nuk i thërras nënë sepse nuk është mamaja ime - Gazeta Express
string(64) "roza-lati-vjehrres-nuk-i-therras-nene-sepse-nuk-eshte-mamaja-ime"

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2024 21:27

Roza Lati: Vjehrrës nuk i thërras nënë sepse nuk është mamaja ime

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2024 21:27

Ditën e sotme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e BBV, në të cilën është lexuar sfida e re që i është dhënë banorëve nga Vëllai i Madh.

Sfida me re, vendosi banorët përball njëri-tjetrit, të ndarë në çifte, ku do të diskutonin për tema të ndryshme, ku njëri duhet të ishte pro dhe tjetri kundra.

Lexo Edhe:

Juli dhe Roza kanë qenë dy banorët që janë përballur me njëri-tjetrin, të cilët kanë diskutuar në lidhje me temën nëse vjehrra duhet thirrur në emër apo mama.

Pjesë nga biseda:

Roza: Jam kundra sepse nuk është mamaja ime ajo. Vjehrra është mamaja e partnerit tim që ma ka zbukuruar jetën dhe faleminderit shumë zonja në fjalë që ka lindur një djalë kaq të mirë që të më zbukurojë mua jetën dhe të krijoj familjen por mami im është mami im. Nuk e shoh të arsyeshme që vjehrrën ta thërras mama por ta thërras në emër, mundësisht edhe zonjë përpara.

Juli: Po pra po nëse e thërret mama nuk do të thotë që është mamaja jote. Është një formë respekti që ti shpreh ndaj familjes së bashkëshortit tënd, ndaj prindërve të bashkëshortit tënd, të cilët kanë rritur një djalë, i cili të pëlqen shumë ty. Dhe ti nëse e do atë, automatikisht ke një respekt edhe për prindërit e tij.