Rossonerët nuk gabojnë dhe mbeten në garë për titull - Gazeta Express
string(52) "rossoneret-nuk-gabojne-dhe-mbeten-ne-gare-per-titull"

Sport

Gazeta Express

03/02/2026 22:43

Rossonerët nuk gabojnë dhe mbeten në garë për titull

Sport

Gazeta Express

03/02/2026 22:43

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të Serie A, duke mposhtur Bolognën me rezultat 3-0 në një paraqitje dominuese në “Stadio Renato Dall’Ara ”.

Rossonerët kaluan në epërsi në minutën e 20-të me golin e Ruben Loftus-Cheek, ndërsa Christopher Nkunku dyfishoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 39-të.

Fitorja u vulos në fillim të pjesës së dytë, kur Adrien Rabiot realizoi golin e tretë në minutën e 48-të.

Me këtë triumf, Milani është në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, duke vazhduar garën për titull, ndërsa Bologna mbetet në vendin e 10-të me 30 pikë pas 23 xhirove të zhvilluara. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement