Rooney: Liverpooli e meriton titullin dhe ai s’duhet t’i mohohet shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(84) "rooney-liverpooli-e-meriton-titullin-dhe-ai-sduhet-ti-mohohet-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

23/03/2020 8:35

Rooney: Liverpooli e meriton titullin dhe ai s’duhet t’i mohohet shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

23/03/2020 8:35

Wayne Rooney beson se Liverpooli e meriton titullin në Premierligë dhe këmbëngul se ky sezon duhet të mbarojë për t’u vendosur se kush e siguron promovimin, kush bie nga liga dhe kush kualifikohet në garat evropiane.

Sezoni 2019/20 i Premierligës është hedhur në dyshim serioz nga pandemia koronavirus, pasi momentalisht është i pezulluar të paktën deri më 2 maj për shkak të krizës shëndetësore në gjithë botën, transmeton Gazeta Express.

Duke qenë se Liverpoolit i duhen vetëm gjashtë pikë për ta fituar titullin e parë në ligë pas 30 vjetëve – ish-ylli i Manchester Unitedit, i cili e përkrah klubin rival të qytetit të Liverpoolit, Evertonin – ndien se të kuqtë e meritojnë trofeun dhe se ai nuk duhet t’iu mohohet me anulim të sezonit.

Sulmuesi dhe kapiteni i Derby County Rooney mendon se sezoni në Premierligë do të kompletohet pasi koronavirusi Covid-19 të zbutet.

“Liverpooli do ta fitojë Premierligën. Ka qenë ekip fantastik. Ka bërë punë shumë të madhe. E meriton titullin. Mund ta imagjinosh të presësh 30 vjet dhe pastaj të të merret titulli në këtë mënyrë? Vendimi i drejtë është marrë”, ka shkruar Rooney në kolumnën javore në gazetën britanike Times. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement