Rooney i kërkon falje familjes për skandalin me një grup grash - Gazeta Express
string(62) "rooney-i-kerkon-falje-familjes-per-skandalin-me-nje-grup-grash"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 10:36

Rooney i kërkon falje familjes për skandalin me një grup grash

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 10:36

Wayne Rooney i ka kërkuar falje familjes dhe klubit të vet Derby, pas publikimit të disa fotografive të dielën të cilat e shfaqin atë fjetur në një hotel i rrethuar nga një grup grash të reja.

“E bëra një gabim”, tha trajneri i Debry Rooney për Sky Sports pasi ndeshjes miqësore kundër Real Betisit të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Shkova në një aheng privat me dy miq të mi dhe nga ana ime, dëshiroj t’iu kërkoj falje familjes dhe klubit për fotografitë që po qarkullojnë dhe dua ta lë pas këtë”, theksoi Rooney.

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit shtoi: “I jam mirënjohës Derby Countyt që ma dha mundësinë për ta kthyer këtë klub aty ku e ka vendin dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar se kjo do të ndodhë”.

Rooney ka parashtruar ankesë në polici për shantazh me fotografi. /Gazeta Express/