Ronela Hajati ndez publikun spanjoll me performancën e zjarrtë në Benidorm të Spanjës - Gazeta Express
string(85) "ronela-hajati-ndez-publikun-spanjoll-me-performancen-e-zjarrte-ne-benidorm-te-spanjes"

Ronela Hajati ndez publikun spanjoll me performancën e zjarrtë në Benidorm të Spanjës

Rozë

Gazeta Express

09/02/2023 14:20

Paraqitja e Ronela Hajatit në Eurovizionin e vitit të kaluar po vazhdon jehonën akoma.

Këngëtarja e njohur shqiptare arriti pëlqyeshmëri të madhe me performancën e saj duke fituar zemrat edhe të publikut të huaj.

Lexo Edhe:

Kjo u vërtetua edhe së fundmi me pjesëmarrjen e saj në Spanjë, ku ishte ftuar të performonte në Benidorm, në javën e festivalit ku zgjidhet kënga përfaqësuese e Spanjës për Eurosong.

Në këtë spektakël gjigant ajo ishte e shoqëruar nga ekipa e saj dhe Niko Komani, i cili u kujdes për paraqitjes e saj edhe në Eurosong, duke rënë në sy të mediave botërore.

Ronela pati një paraqitje të zjarrtë para publikut spanjoll, i cili këndonte njëzëri me artisten shqiptare.

VIDEO