Ronela Hajati ndalohet nga policia gjatë intervistës në transmetim live - Gazeta Express
string(71) "ronela-hajati-ndalohet-nga-policia-gjate-intervistes-ne-transmetim-live"

Ronela Hajati ndalohet nga policia gjatë intervistës në transmetim live

Gazeta Express

22/10/2020 16:13

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Syri keq”.

Ajo tregoi gjatë intervistës se e ëma nuk i ka folur për 6 muaj, për shkak të performancës së saj në Kënga Magjike.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, ajo tha se pas 10 vitesh e sheh veten me familje, drejtoreshë ose dhe avokate.

“Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në rradhë të parë”- u shpreh Ronela.

Ndërsa, fliste duke i dhënë makinës me moderatorin Kelvin Kadilli, Ronela u ndalua nga policia e shtetit.

Ajo dëgjohet teksa i thotë policisë “A mund ta mbaroj këtë intervistën se jemi LIVE, do iki direkt”. Ndërsa Kelvi i thotë me shaka “bëji të fala nga “Syri i keq”.

Për më tepër, ndiqni videon: