Ronela energjike në paraqitjen e saj në gjysmëfinale të Eurovision - Gazeta Express
string(66) "ronela-energjike-ne-paraqitjen-e-saj-ne-gjysmefinale-te-eurovision"

Muzike

Gazeta Express

10/05/2022 21:25

Ronela energjike në paraqitjen e saj në gjysmëfinale të Eurovision

Muzike

Gazeta Express

10/05/2022 21:25

Këngëtarja Ronela Hajati e ka kryer performancën e saj në gjysmëfinalen e parë të Eurosong

Këngëtarja shqiptare është duke e përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Lexo Edhe:

Ajo ka qenë në renditje e para sonte teksa Ronela është shfaqur mjaft energjike në skenë.

Shqipëria duhet të kalojë në finale nëse do ta këtë edhe një paraqitje tjetër të shtunën dhe për këtë duhet që të votohet Ronela.

Teksa pritet të shihet se si do të vlerësohet paraqitja e Ronelës, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.

Krahas vëmendjes së madhe, faqja zyrtare në Instagram e Eurovison censuroi një fotografi nga performancës së Ronelës në provat e festivalit, duke u cilësuara se provokuese.

Por, megjithatë është njoftuar se asgjë nga performanca e artistët shqiptare nuk është censuruar dhe ajo pritet të shfaqet me të njëjtën koreografi që ishte planifikuar që nga fillimi.

Kujtojmë që për çmimin kryesor të Eurovision 2022 pritet të konkurrojnë rreth 41 shtete përfaqësuese.

Festivali mbahet në Torino të Italisë dhe nis sonte (10 maj) ndërsa finalja e madhe mbahet të shtunën e 14 majit. /GazetaExpress/