Ronela e shuan “dhimbjen me raki” pas eliminimit të mbrëmshëm - Gazeta Express
string(59) "ronela-e-shuan-dhimbjen-me-raki-pas-eliminimit-te-mbremshem"

Ronela e shuan “dhimbjen me raki” pas eliminimit të mbrëmshëm

Muzike

Gazeta Express

11/05/2022 23:16

Ronela Hajati ka bërë një reagim në Instagram e ku flet për paraqitjen e saj në Eurovision.

Fatkeqësisht këngëtarja nuk arriti që të shkojë në finale dhe teksa në mëngjes pati një paraqitje më të mirë ajo ka reaguar përsëri në mbrëmje.

Lexo Edhe:

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është një milion”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton abcnews.al.

Kësaj ajo ia ka shtuar edhe një video ku të gjithë e thërrasin vendin e saj.

Sipas Ronelës ajo ka  shkuar për të pirë teksa në video dëgjohen duke thirrur emrin e saj.

“Akoma e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua”, ka shkruar Hajati. /GazetaExpress/