Ronaldo vjen me një reagim lidhur me ngjarjet e fundit rreth tij - Gazeta Express
string(64) "ronaldo-vjen-me-nje-reagim-lidhur-me-ngjarjet-e-fundit-rreth-tij"

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 17:08

Ronaldo vjen me një reagim lidhur me ngjarjet e fundit rreth tij

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 17:08

Cristiano Ronaldo ka vendosur të reagojë vet në lidhje me raportimet e fundit që lidhen me të.

Sot u raportua se Ronaldo kishte kërkuar ta linte grumbullimin, pasi nuk ishte vendosur si startues në ndeshjen ndaj Zvicrës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, këto fillimisht i mohoi kombëtarja e Portugalisë, e tani edhe vet Ronaldo ka dalë me një reagim.

“Një grup i lidhur ngushtë për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni me ne! Forca, Portugali!”, shkroi Ronaldo në rrjetet e tij sociale.