Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

13/07/2020 15:30

Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

13/07/2020 15:30

Cristiano Ronaldo është plotësisht i vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen e vet Juventusit, duke i hedhur poshtë thashethemet se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Ronaldo, i cili mendjen e ka të zënë me synimin për ta mposhtur Ciro Immonbilen e Lazios në garë për Këpucën e Artë në Serie A, është i përkushtuar ndaj Juventusit, sipas gazetës italiane Tuttosport, transmeton Gazeta Express.

Në javët e fundit u përfol në media se sulmuesi portugez do ta braktiste Juven për gjigantin francez, PSG.

Por sipas të përditshmes me bazë në Torino, 35-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet nga Allianz Arena pas këtij sezoni.

Ronaldo i ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin, pasi marrëveshja e tij e tanishme me bardhezinjtë skadon në korrik të vitit 2022.

Këtë sezon, ai i ka shënuar 28 gola në 28 ndeshje në Serie A dhe është lojtari i parë në 60 vjetët e fundit që i shënon mbi 25 gola brenda sezonit për Juven.

Ronaldo ngel vetëm një gol prapa Immobiles, në një garë të nxehtë për Këpucën e Artë në Serie A, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund. /Gazeta Express/