Ronaldo thyen heshtjen, flet për trajnerin e ri të Manchester Unitedit, Erik ten Hag - Gazeta Express
string(82) "ronaldo-thyen-heshtjen-flet-per-trajnerin-e-ri-te-manchester-unitedit-erik-ten-hag"

Ronaldo thyen heshtjen, flet për trajnerin e ri të Manchester Unitedit, Erik ten Hag

Sport

Gazeta Express

13/05/2022 22:59

Cristiano Ronaldo ka folur rreth Erik ten Hag, i cili do të jetë trajner i Manchester United nga sezoni i ardhshëm

Sulmuesi portugez ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku foli për trajnerin e ri, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 “Ajo që di për të është se ai bëri një punë fantastike për Ajaxin, se ai është një trajner me përvojë. Por ne duhet t’i japim atij kohë. Gjërat duhet të ndryshojnë ashtu siç dëshiron ai. Shpresoj që të kemi sukses, sigurisht, sepse nëse keni sukses, i gjithë Manchesteri do të ketë sukses gjithashtu. I uroj atij më të mirat”, tha 37-vjeçari.

“Ne jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë. I uroj atij më të mirën dhe le të besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe”, shtoi ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit e Juventusit.

Ditëve të fundit u raportua se Ronaldo nuk do të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hagut për sezonin e ardhshëm, por deklarata e portugezit tani ka lënë të nënkuptohet se ai do të mbetet në “Old Trafford”. /Gazeta Express/