Cristiano Ronaldo sot mbushi 40 vjet derisa shumë urime kanë shkuar në drejtim të tij
Vet Ronaldo ka thënë se atij i pëlqen që ta festojë ditëlindjen, pavarësisht se njerëzit shkojnë drejt plakjes.
“Më pëlqen ta festoj ditëlindjen, edhe pse ka shumë njerëz që nuk e pëlqejnë”, ka shkruar Ronaldo.
“Natyrisht që askujt nuk i pëlqen fakti që po plaket, por ne duhet ta pranojmë atë dhe të mos stresohemi, mos të kompleksohemi”.
Tutje ai ka thënë se njerëzit duhet të jenë të lumtur që janë gjallë dhe se kjo është një shenjë e mirë.
“Duhet ta marrim si diçka të bukur si shenj që jemi gjallë. Kështu e shoh unë. “Është një ditë e veçantë për të qenë me miqtë dhe familjen, dhe kalimi i viteve është një shenjë që ne jemi këtu”. /GazetaExpress/