Ronaldo shkruan historinë në Champions League në ndeshjen debutuese me United - Gazeta Express
string(77) "ronaldo-shkruan-historine-ne-champions-league-ne-ndeshjen-debutuese-me-united"

Ronaldo shkruan historinë në Champions League në ndeshjen debutuese me United

Sport

Gazeta Express

14/09/2021 19:11

Ronaldo është bërë njëri prej futbollistëve me më së shumti paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve, 177 – duke barazuar Iker Casillasin.

36-vjeçari Cristiano Ronaldo e ka nisur nga fillimi sfidën me Manchester United kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar gola dhe anglezët po fitojnë 1-0.

Lexo Edhe:

Për CR7 është paraqitja e 177 në Champions League, dhe ka arritur një rekord historik.

Ai e barazoi Iker Casillasin si lojtarët e vetëm me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, derisa do të tentojë ta thyejë atë në sfidën e radhës në fund të shtatorit.

Pasi debutoi me dy gola dy gola në Premierligë në epokën e dytë me Djajtë e Kuq, sonte do të tentojë që arritjen historike në Ligën e Kampionëve ta bëjë me gol.

Ai regjistron tashmë 55 paraqitje, ka shënuar 16 gola me fanellën e Djajve të Kuq – derisa është golashënuesi më i mirë në histori me 135 gola. /Gazeta Express/