Një merkato e re po afrohet dhe një nga emrat më të përfolur për largim nga futbolli europian është Casemiro.
Pas njoftimit zyrtar që konfirmoi largimin e tij nga Manchester Unitedi në fund të sezonit, ka nisur një “betejë gjigantësh” për të siguruar shërbimet e mesfushorit me përvojë.
Cristiano Ronaldo, figura kryesore e futbollit në Arabinë Saudite, ka marrë iniciativën për ta bindur ish-shokun e tij te Real Madridi dhe Manchester Unitedi që t’i bashkohet projektit të tij.
Me kujtimet e suksesit të përbashkët te “Los Blancos”, portugezi e sheh Casemiron si lojtar kyç për të ngritur nivelin e ekipit të tij.
Për brazilianin, oferta nga Arabia Saudite përfaqëson një mundësi të madhe financiare, të ngjashme me kontratat e mëdha që ka pasur në Premierligë, si dhe mundësinë për t’u ribashkuar me një partner historik në fushë.
Megjithatë, edhe Lionel Messi e dëshiron në ekipin e tij.
Inter Miami, klubi i drejtuar nga David Beckham, e ka Casemiron në krye të listës së prioriteteve pas Kupës së Botës 2026.
Strategjia e klubit është e qartë: braziliani do të mbushë boshllëkun që do të lërë Sergio Busquets në mesfushë.
Raportohet se negociatat janë mjaft të avancuara, deri në pikën që Casemiro së fundmi është parë në Miami, gjoja për të parë nga afër ambientet dhe për të zhvilluar takime direkte me drejtuesit e klubit.
Nëse kjo ndodh, bota e futbollit do të shohë një skenar të rrallë: një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit në të njëjtën dhomë zhveshjeje me Lionel Messin./GazetaExpress/