Ronaldo pas barazimit me Chelsean: Asgjë s’është e pamundur kur luan për Man Unitedin - Gazeta Express
string(83) "ronaldo-pas-barazimit-me-chelsean-asgje-seshte-e-pamundur-kur-luan-per-man-unitedin"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 8:33

Ronaldo pas barazimit me Chelsean: Asgjë s’është e pamundur kur luan për Man Unitedin

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 8:33

Cristiano Ronaldo beson se Manchester Unitedi mund t’i arrijë synimet e veta këtë sezon, pas barazimit me Chelsean të dielën.

Unitedi e ndali liderin e Chelsea me një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të Micheal Carrick në stolin e dajave të kuq në Premierligë si trajner i përkohshëm, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jadon Sancho e kaloi Unitedin në epërsi herët në pjesën e dytë falë një gabimi trashanik të Jorginhos, por mesfushori italian e rregulloi gabimin dhe shpëtoi Chelsean nga humbja duke shënuar nga penalltia në Stamford Bridge.

Pas këtij barazimi, djajtë e kuq ngrihet në vendin e tetë me 18 pikë, pesë pikë larg top katërshes.

Unitedi, për të cilin Ronaldo e nisi nga stoli takimin, i pati vetëm dy goditje në kornizën e portës dhe u mbrojt tërë ndeshjen.

Ronaldo u fut në lojë në minutën e 64-të në vend të golashënuesit Sancho, por nuk qe në gjendje ta shtrijë ndikimin në ndeshje.

Në një reagim pas ndeshjes, 36-vjeçari portugez shkroi: “Ende e kemi një rrugë të gjatë para ndesh dhe asgjë nuk është e pamundur kur luan për Man Unitedin.”

“Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim synimet tona deri në fund!”

Unitedi do të përballet me Arsenalin të enjten në ndeshjen e ardhshme në Premierligë./Gazeta Express/