Ronaldo në krye, Messi dhe LeBron e ndjekin – lista e sportistëve më të paguar në botë - Gazeta Express
string(83) "ronaldo-ne-krye-messi-dhe-lebron-e-ndjekin-lista-e-sportisteve-me-te-paguar-ne-bote"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 11:53

Ronaldo në krye, Messi dhe LeBron e ndjekin – lista e sportistëve më të paguar në botë

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 11:53

Flashscore ka publikuar listën e plotë të sportistëve më të paguar në botë, bazuar në të dhënat e Forbes, ku në krye qëndron superylli portugez Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dominon listën me të ardhura marramendëse, duke përfituar 225 milionë dollarë nga fusha dhe 50 milionë jashtë saj, pas kontratës gjigante me Al Nassr dhe investimeve të shumta në biznes.

Në vendin e dytë renditet basketbollisti Stephen Curry, me 56 milionë dollarë nga loja dhe plot 100 milionë nga sponsorizimet, ndërsa podiumin e plotëson boksieri Tyson Fury me 140 milionë dollarë nga ring-u.

Lista vazhdon me emra të mëdhenj të sportit botëror si Dak Prescott, ylli i futbollit Lionel Messi dhe legjenda e NBA-së LeBron James, i cili mbetet një nga sportistët më të pasur në histori, edhe falë aktiviteteve të tij jashtë parketit.

Në top 10 përfshihen gjithashtu bejsbollisti Juan Soto, fituesi i “Topit të Artë” Karim Benzema, fenomeni japonez Shohei Ohtani dhe ylli tjetër i NBA-së Kevin Durant.

Kjo renditje tregon fuqinë ekonomike të sportit modern, ku të ardhurat nuk vijnë vetëm nga kontratat sportive, por edhe nga sponsorët, investimet dhe markat personale që sportistët ndërtojnë jashtë fushës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement