Ronaldo, katër gola larg rekordit historik të Juventusit të vendosur më 1934 - Gazeta Express
string(75) "ronaldo-kater-gola-larg-rekordit-historik-te-juventusit-te-vendosur-me-1934"

Gazeta Express

12/07/2020 21:00

Ronaldo, katër gola larg rekordit historik të Juventusit të vendosur më 1934

Gazeta Express

12/07/2020 21:00

Që nga sezoni 1933/34, asnjë lojtarë nuk ia ka dalë të shënojë të paktën 36 gola në Serie A. Atë kohë e kishte vendos këtë rekord Felice Placido Borel II.

Ka thyer rekorde në Angli, ka thyer edhe në Spanjë, 35-vjecari, Cristiano Ronaldo po vazhdon ta bëjë edhe në Itali.

Lexo Edhe:

Edhe pse 35-vjeçar, CR7 po tregon formë të lartë këtë edicion.

Pasi u bë lojtari që shënon më së shumti në Serie A për Zonjën e Vjetër dhe disa rekorde tjera, ai tani ka objektiv atë më të mirin, të të gjitha kohëve.

Ronaldo barazoi Alessandro Del Pieron sa i përket golave të shënuar në një sezon, me 32 finalizime dhe tani synon rekordin e Felice Placido Borel II.

Në sezonin 1933/34, Felice Placido Borel II realizoi 36 gola dhe që atëherë, ky rekord nuk është prekur.

Para tij, në sezonin 1925/26, Ferenc Hirzer kishte vendosur rekord duke shënuar 35 gola, që tani ka zbrit në pozitën e dytë dhe duke parë formën e Ronaldos dhe ndeshjet që kanë mbetur, të paktën 7, duke e llogaritur edhe atë të Champions League – atëherë CR7 pritet t’i zbresë të dy legjendat nga një pozitë më poshtë. /Gazeta Express/