Forma e mirë e Ronaldos në Arabi Saudite është duke vazhduar.
Portugezi ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme që Al Nassr e ka fituar me rezultat 1-3 si mysafirë i Al Raed.
Ronaldo e shënoi golin e fundit në këtë ndeshje në minutën e 78-të dhe ishte një gol i bukur i tij.
Golat e tjera për Al Nassr i shënuan Sadio Mane (45+1’) dhe Talisca (49’).
Me këtë fitore Al Nassr mbetet në vendin e pestë me 12 pikë. /GazetaExpress/