Gjatë datës 5 shkurt, Cristiano Ronaldo e festoi ditëlindjen e tij të 41-të.
Superylli portugez mori urime nga të gjithë ish-klubet e tij, përveç njërit.
Ai u urua nga Sportingu i Lisbonës, Manchester Unitedi, Juventusi, por edhe nga klubi aktual Al-Nassr e edhe nga kombëtarja e Portugalisë.
Mirëpo, vetëm Real Madridi nuk e uroi ikonën e klubit, i cili shënoi pak mbi 400 gola me fanellën madrilene.
E, sipas raportimit nga “Oh My Goal”, portugezi nuk e ka marrë mirë këtë ‘injorim’ nga klubi mbretëror dhe ka marrë një vendim të habitshëm.
Ai nuk po e ndjek më faqen zyrtare të Real Madridit në “Instagram”, dhe sipas tyre thuhet se kjo ka ndodhur shkaku i mosurimit të ditëlindjes nga “Los Blancos”.
Ronaldo luajti te Reali nga viti 2009 deri më 2018, duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë Topin e Artë./GazetaExpress/