Ronaldo i ofrohet klubit spanjoll - Gazeta Express
string(33) "ronaldo-i-ofrohet-klubit-spanjoll"

Ronaldo i ofrohet klubit spanjoll

Futboll

Gazeta Express

06/07/2022 12:55

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është bërë e paqartë në javët e fundit.

Ylli portugez dëshiron të largohet nga Manchester United, ku nuk do ta kishte mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka autorizuar menaxherin e tij, Jorge Mendes që ta kërkojë një ekip ku do të mund të luante në garën më prestigjioze evropiane në edicionin 2022/23.

Dhe, programi radiofonik spanjoll “El Partidazo de Cope” njofton se menaxheri portugez ua ka propozuar klientin e tij klubeve që i konsideron si mike, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Mendes ia ka ofruar Ronaldon edhe Atletico Madridit.

Natyrisht, CR7 kishte marrëdhënie të ftohta me trajnerin e “Los Colchoneros”, Diego Simeone, por ato mund të rregullohen nëse ai vendos të transferohet në “Wanda Metropolitano”.

Gjithashtu, në ditët e fundit po spekulohet për një interesim të mundshëm të Barcelonës për 37 vjeçarin.

Edhe Chelsea në Angli është i gatshëm ta transferojë Ronaldon, i cili ka kontratë edhe një vit me Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” shpresojnë që legjenda e tyre të qëndrojë në “Old Trafford”, por ndërkohë ia kanë vënë syrin Paulo Dybalas, të cilin e shohin si zëvendësues potencial të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe të Juventusit. /Gazeta Express/