Ronaldo i ishte ofruar PSG-së - Gazeta Express
string(29) "ronaldo-i-ishte-ofruar-psg-se"

Ronaldo i ishte ofruar PSG-së

Gazeta Express

23/10/2020 18:00

Juventusi ishte i gatshëm ta shiste yllin portugez për 60 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës

Cristiano Ronaldo ishte në prag të largimit nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Lexo Edhe:

Pas dështimit në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit, “Zonja e Vjetër” po mendonte ta shiste yllin portugez.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes ia kishte ofruar pesë herë fituesin e Topit të Artë Paris Saint-Germainit.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se Juve ishte e gatshme ta shiste 35 vjeçarin për 60 milionë euro, përcjell Gazeta Express.

Mirëpo, PSG-ja e kishte hedhur poshtë këtë mundësi pasi ishte prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka kontratë me Juven deri në vitin 2022.

Në klubin torinez ai paguhet 31 milionë euro në vit. /Gazeta Express/