Ronaldo i blen 25% të aksioneve të klubit spanjoll - Gazeta Express
string(49) "ronaldo-i-blen-25-te-aksioneve-te-klubit-spanjoll"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2026 11:43

Ronaldo i blen 25% të aksioneve të klubit spanjoll

Futboll

Gazeta Express

26/02/2026 11:43

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht rikthyer në futbollin spanjoll, pasi është bërë aksionar i UD Almeria, duke blerë 25% të aksioneve. Ish-sulmuesi i Real Madrid, i cili aktualisht luan te Al-Nassr në Arabinë Saudite, do të jetë pjesë e grupit të pronësisë, duke punuar së bashku me presidentin aktual Mohamed Al-Khereji, anëtar i familjes mbretërore saudite.

Al-Khereji zëvendësoi Turki Al-Sheikh si aksionar shumicë i Almerias vitin e kaluar dhe shpalli synimin për ta rikthyer sa më shpejt klubin andaluzian në La Liga.

Investimi i Ronaldos është bërë përmes kompanisë së tij CR7 Sports Investments, e cila menaxhon një pjesë të madhe të bizneseve të tij. Nuk është bërë e ditur shuma e marrëveshjes, por blerja e klubit nga Al-Khereji u realizua për rreth 100 milionë euro për t’u bërë aksionar shumicë. Në një deklaratë përmes kompanisë së tij, Ronaldo u shpreh:

“Gjithmonë kam pasur ambicie të kontribuoj në futboll përtej fushës. UD Almería është një klub me baza të forta dhe potencial të qartë rritjeje. Jam vërtet i emocionuar të punoj së bashku me drejtuesit për të mbështetur fazën e ardhshme të zhvillimit të klubit.”

Edhe Al-Khereji reagoi për investimin, duke theksuar njohjen e Ronaldos me futbollin spanjoll.

“Jemi të kënaqur që Cristiano ka zgjedhur klubin tonë për të investuar. Ai konsiderohet lojtari më i madh i të gjitha kohërave, i njeh shumë mirë ligat spanjolle dhe e kupton potencialin e asaj që po ndërtojmë këtu, si në aspektin e ekipit ashtu edhe të akademisë.”

Gjatë kësaj jave qarkulluan disa thashetheme surprizuese se Almeria ishte e interesuar ta transferonte Ronaldon, sipas Diario AS, por rezulton se ato lidhen me blerjen e klubit nga ana e tij dhe jo me një transferim si lojtar. Megjithatë, Indykaila News raportoi se Ronaldo mbetet i interesuar për një rikthim në futbollin evropian në nivel të lartë, edhe pse pas largimit nga Manchester United nuk gjeti një ofertë që e kënaqte.

Aktualisht, Almeria renditet e treta në Segunda Division, vetëm një pikë larg vendeve që sigurojnë ngjitjen direkte dhe në zonën e play-offit me edhe 15 ndeshje për t’u luajtur. Klubi andaluzian ishte pjesë e La Liga deri në vitin 2024, por sezonin e kaluar dështoi të rikthehej përmes play-offit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement