Ronaldo gati për ndeshjen e parë në Katari 2022 - Gazeta Express
string(47) "ronaldo-gati-per-ndeshjen-e-pare-ne-katari-2022"

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 16:09

Ronaldo gati për ndeshjen e parë në Katari 2022

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 16:09

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Portugalia – Gana

Portugalia e Cristiano Ronaldo do të shfaqet në skenë të Botërorit sonte kundër skuadrës jo shumë të njohur në Botëror, Ganës me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “974” në Doha.

Lexo Edhe:

Portugalia do ta fillojë Botërorin nga Grupi H ku do të përballet me Ganën, skuadër që ka dështuar t’i fitojë shtatë ndeshjet e fundit në Botëror.

Por, vëmendja do të jetë te personi që ka dominuar titujt e mediave në botë, Cristiano Ronaldo pasi që karriera e tij në Manchester United mori fund në mënyrë dramatike.

Por, Ronaldo nuk është i shqetësuar për këta tituj, pasi që është i koncentruar në detyrën e tij që ka me Katarin. Paraqitjet e tij të mira në këtë Botëror do të bëjnë që automatikisht ai ta këtë një skuadër të mirë pas përfundimit të tij/

Menaxheri i tij, Fernando Santos e ka transformuar me sukses skuadrën e tij me të cilën ka fituar titullin në Europë më 2016 me talent të ri si Diogo Dalot dhe Joao Cancelo që dinë të bëjnë pasime në pasimin final.

Në anën tjetër Gana është skuadra me renditjen më të ulët në Katar, por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë potencial që të jenë arrë e fortë në këtë rast.

Mohammed Salisu, Tariq Lamptey dhe Inaki Williams i janë bashkuar “Yjeve të zinj” në këtë udhëtim në Katar, derisa ylli i Ajaxit Mohammed Kudus është një tjetër lojtar që po shkëlqen në Europë. Gana e mposhti Zvicrën që është e 15-ta në FIFA në një miqësore me rezultat 2-0.

Kështu Portugalisë në sulm sonte i prin Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva dhe Joao Felix, kurse për Ganën në sulm janë Inaki Williams bashkë me Mohammed Kudus. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Portugalia

Gana

Ndeshja fillon në ora 17:00 në stadiumin “974” në Doha të Katarit.