“Ronaldo është i pazëvendësueshëm” - Gazeta Express
string(32) "ronaldo-eshte-i-pazevendesueshem"

“Ronaldo është i pazëvendësueshëm”

Gazeta Express

22/05/2020 18:15

Nuk do të ketë një tjetër si Cristiano Ronaldo.

Bernardo Silva mendon se nuk do të ketë për shumë vite një tjetër Cristiano Ronaldo te Portugalia.

Lexo Edhe:

CR7 është afër të arrijë shifrën e 100 golave me Kombëtare, teksa ndër vite ka regjistruar shifra të frikshme.

Shoku i tij që luan te Manchester City, thotë se ai është i pazëvendësueshëm.

“Është e pamundur të zësh vendin e Ronaldo. Askush nuk mund ta arrijë këtë”, tha Silva për AS.

“Unë gjithmonë do të tentoj të përmirësohem dhe të jap më të mirën për Portugalinë dhe klubin tim – për të ndihmuar vendin tim dhe ekipin që të fitojë gjithçka që është e mundur”. /Gazeta Express/