“Ronaldo është ende bishë” - Gazeta Express
string(24) "ronaldo-eshte-ende-bishe"

“Ronaldo është ende bishë”

Sport

Gazeta Express

09/06/2021 16:29

Fonte s’ka asnjë dyshim se për Portugalinë, në Euro 2020, Ronaldo do të japë në fushë shumë edhe pse tashmë ka 36 vjet mbi supet e tij.

Qendërmbrojtësi i Portugalisë, Jose Fonte, beson se edhe pse 36-vjeçar, Cristiano Ronaldo është ende në gjendje t’i shkatërrojë kundërshtarët.

Lexo Edhe:

Ai nuk ka asnjë dyshim se CR7 do të shkëlqejë në Euro 2020, ku Portugalia ka punë të vështirë që në fillim, pasi është në Grupin F me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë, raporton Gazeta Express.

Duke folur për “talkSPORT”, Fonte tha: “Ai është lideri ynë, kapiteni jonë. Si zakonisht, ai po përgatitet në mënyrën më të mirë. Është njëri prej profesionistëve më të mëdhenj sot. Numrat flasin vet. Ai ende është këtu, ende është bishë, kështu që nuk pres asgjë tjetër përveçse të shkëlqejë”.

Ronaldo e mbylli sezonin me Juventusin me 44 paraqitje, por nuk është i lodhur fizikisht,

Pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti të shënojë 36 gola përfshirë 29 në Serie A në sezonin e tretë në Torino, derisa e fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Me Portugalinë, ai e ka fituar Evropianin në vitin 2016 dhe sot numëron 103 gola në 174 paraqitje për vendin e tij. /Gazeta Express/