string(47) "ronaldo-e-paralajmeron-rikthimin-ne-real-madrid"

Futboll

Gazeta Express

30/01/2025 15:57

Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

30/01/2025 15:57

Cristiano Ronaldo e ka paralajmëruar rikthimin në Real Madrid, por pa e specifikuar se kurrë.

Por, një gjë është e sigurt: ylli portugez mund të rishihet në “Santiago Bernabeu” vetëm pasi ta përfundojë karrierën, shkruan “Gazeta Express”.

39 vjeçari e shkroi historinë me “Mbretërit”, ku e kaloi periudhën më të mirë në karrierë, ndërsa tash është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite pas përvojave të jashtëzakonshme me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin e Juventusin, krahas kampionëve aktualë spanjollë, evropianë e botërorë.

“Vendi ku isha më së shumti i lumtur në aspektin e futbollit ishte Real Madridi, natyrisht…”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë për “La Sexta”.

“Rikthimi në Bernabeu? Ndoshta pas përfundimit të karrierës, diçka mund të ndodh”, përfundoi pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express