Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ishte protagonist absolut në fitoren e Al Nassr ndaj Al Hazem me rezultat 4-0 në Saudi Pro League.
Ronaldo realizoi dy gola në këtë sfidë, duke shënuar golin e tij të 964-të në karrierë, një shifër që e vendos atë në mesin e më të mëdhenjve të futbollit botëror.
Pas ndeshjes, portugezi u pa duke festuar me bashkëlojtarët dhe tifozët, veshur me rroba tradicionale saudite, duke shfaqur gëzim dhe krenari për këtë sukses të madh personal dhe të ekipit.
Kjo fitore e Al Nassr përforcon pozicionin e skuadrës në garën për titull në ligën saudite dhe thekson ndikimin e jashtëzakonshëm të Ronaldo në ekip. /GazetaExpress