Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Juve - Gazeta Express
string(36) "ronaldo-deshiron-te-qendroje-ne-juve"

Gazeta Express

13/08/2020 19:46

Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Juve

Gazeta Express

13/08/2020 19:46

Përfaqësuesit e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo kanë hedhur poshtë raportet që e ardhmja e tij është jashtë këtij klubi, pasi që Guillem Balague tha se Zonja e Vjetër “ia ka ofruar atë një klubi tjetër”

Gazetari spanjoll i tha BBC Radio 5 që Juventusi po dëshiron që të “largojë lojtarët më paga të mëdha” dhe se agjenti Jorge Mendes “po e ofron atë në skuadra tjera, përfshirë Barcelonën”.

Lexo Edhe:

Por, rrethi i tij i ka thënë të përditshmes AS se thashethemet për kalimin e tij në një klub tjetër janë të gjitha “gënjeshtra” dhe ka insistuar që Ronaldo është i lumtur në Torino dhe ka për synim që të mbetet në Juventus deri në fund të kontratës së tij.

35 vjeçari ka shënuar 31 gola në Serie A gjatë sezonit 2019/20 dhe marrëveshja me bardhezinjtë përfundon në qershorin e vitit 2022. /GazetaExpress/