Ronaldo dëshiron të paguajë dëmin e shkaktuar nga truproja që përplasi Bugattin e tij në Mallorca - Gazeta Express
string(97) "ronaldo-deshiron-te-paguaje-demin-e-shkaktuar-nga-truproja-qe-perplasi-bugattin-e-tij-ne-mallorca"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 14:15

Ronaldo dëshiron të paguajë dëmin e shkaktuar nga truproja që përplasi Bugattin e tij në Mallorca

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 14:15

Cristiano Ronaldo thuhet se ka ofruar të paguajë për dëmet e shkaktuara kur një nga truprojat e tij u përplas me një pronë në Mallorca.

Duke vozitur Bugatti Veyron e tij, i cili ka më shumë se 1000 kuaj fuqi, një nga truprojat e yllit portugez u përfshi në një aksident në Sa Coma.

Lexo Edhe:

Tani, The Sun po raporton se sulmuesi i Manchester United ka ofruar të mbulojë shpenzimet, transmeton Gazeta Express.

Ata kanë raportuar se pronari i pronës ka bërë një vizitë në shtëpinë e vetë Cristianos dhe futbollisti i është ofruar të paguajë dëmin e shkaktuar.

Gjithashtu mendohet se vetë Cristiano ka qenë dëshmitar i aksidentit.

Sipas Ultima Hora, përplasja ka ndodhur rreth orës 11:00 në Calle Alzina, pranë spitalit Joan March.

Burime policore dhe dëshmitarë kanë thënë se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe e ka dërguar atë duke u përplasur në një pronë në Sa Coma. /Gazeta Express/