string(67) "ronaldo-del-i-dehur-nga-restoranti-mllefosen-tifozet-e-valladolidit"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 14:34

Ronaldo del i dehur nga restoranti, mllefosen tifozët e Valladolidit

Futboll

Gazeta Express

05/05/2025 14:34

“Fenomeni” Ronaldo nuk është më i dashur si dikur nga tifozët e Real Valladolidit.

Legjendari brazilian, pronar i klubit spanjoll, ka vendosur ta shesë klubin dhe zyrtarizimi i shitjes mund të bëhet në ditët në vazhdim.

Real Valladolidi kështu do ta ketë një pronar të ri për sezonin e ardhshëm duke shpresuar që të rikthehet në La Liga pasi ra në divizionin e dytë, gjë e cila u konfirmua edhe matematikisht para dy javësh, shkruan “Gazeta Express”.

E rasti i fundit nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve: të shtunën, gjatë sfidës kundër Barcelonës, grupe të organizuara kanë bërë protestë të papritur kundër ish-sulmuesit të PSV Eindhovenit, Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, duke i vendosur në fushën e gjelbër 60 mijë bankënota me foton e Ronaldos, duke shkruar: “Shko në shtëpi dhe shite klubin.”

Por, kjo nuk është e tëra: në fundjavë Ronaldo nuk është parë në stadiumin José Zorrilla, ndërsa prezenca e tij e fundit aty daton më 19 gusht të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, ish-futbollisti brazilian u pa në finalen e tenisit Masters 1000 mes Casper Ruud e Jack Draper.

Dhe, në fund të përballjes është pikatur në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll… dukshëm i dehur.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, duke bërë që tifozët e Valladolidit të mllefosen pak orë pas humbjes së radhës sezonale. /Gazeta Express