Ronaldo buzë një rekordi tjetër madhështor - Gazeta Express
string(42) "ronaldo-buze-nje-rekordi-tjeter-madheshtor"

Gazeta Express

14/07/2020 21:24

Ronaldo buzë një rekordi tjetër madhështor

Gazeta Express

14/07/2020 21:24

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që i shënon të paktën 50 gola në Premierligë, La Liga dhe Serie A, kur bardhezinjtë të përballen me Sassuolon të mërkurën.

Superylli portugez është buzë një arritjeje tjetër madhështore në karrierën e vet të bujshme, pasi momentalisht i ka 49 gola në ligën elitare italiane, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo i ka shënuar 49 gola në vetëm 59 ndeshje në Serie A që prej se iu bashkua Juventusit nga Real Madridi më 2018.

35-vjeçari i kishte shënuar 84 gola me Manchester Unitedin në Premierligë dhe 311 gola me Real Madridin në La Liga.

Edin Dzeko u bë lojtari i parë që i shënon të paktën 50 gola në tri prej top pesë ligave evropiane në mars të vitit 2018, Itali, Angli dhe Gjermani. /Gazeta Express/