Romët botojnë poezitë e Lulzim Tafës - Gazeta Express
string(36) "romet-botojne-poezite-e-lulzim-tafes"

Gazeta Express

15/05/2020 19:14

Romët botojnë poezitë e Lulzim Tafës

Gazeta Express

15/05/2020 19:14

Romët në Beograd përmes Shtëpisë së tyre Botuese “Romani Emanicipacia” në mbështetje  të  Qendrës Evropiane për Studime Rome, kanë zgjedhur  që atmosferën e Pandemisë ta lehtësojnë duke botuar tre libra me poezi të autorëve të huaj, në mesin e të cilëve edhe një libër me poezi të poetit kosovar  Lulzim Tafa.

Libri është titulluar “Bersa e Roslipeimaske” (“Vite drite”) dhe përmban rreth shtatëdhjetë poezi, ndërsa fillon me pozinë kushtuar poetit rom, Kujtim Paçaku.

Lexo Edhe:

Recensentët e librit e kanë vlerësuar  Tafën si poet të jashtëzakonshëm,  poezitë e të cilit lexohen me një frymë. “Ai është një poet i lehtë dhe aspak i komplikuar për t’ u lexuar, por që shpërndan mesazhe të fuqishme”, shkruan ndër të tjera në parathënien e librit, shkrimtari dhe studiuesi i njohur rom, Bajram Haliti.

Libri do të promovohet në Beograd dhe Prishtinë, pas heqjes së masve të pandemisë Covid-19.