Romeo me fjalë të mira për Meritonin: Je prind i mirë - Gazeta Express
string(52) "romeo-me-fjale-te-mira-per-meritonin-je-prind-i-mire"

TV/Film

Gazeta Express

25/03/2024 21:29

Romeo me fjalë të mira për Meritonin: Je prind i mirë

TV/Film

Gazeta Express

25/03/2024 21:29

Një zarf i bardhë ka mbërritur ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP Albania.

‘Vëllai i Madh’ i ka vendosur banorët përpara një sfide, ku të cilët duhet të shprehnin dashurinë për njëri-tjetrin.

Lexo Edhe:

Romeo Veshaj i ka thënë disa fjalë të mira për Meritonin, përkundër se kohëve të fundit kanë prishur miqësinë.

“Unë e besoj dhe e mendoj që je një baba i mirë, je një vëlla dhe një familjar i shkëlqyer dhe je një djalë i dashur”, iu drejtua ai.

Të njëjtit kanë qenë miq shumë të mirë, por gjatë rrugëtimit ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Ata madje hodhën edhe akuza, duke përmendur njerëz të tjerë nga jashtë këtij formati.

Sidoqoftë, në Big Brother çdo ditë ka situata e ngjarje të reja në mes të konkurrentëve.