Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka marrë një ofertë të rëndësishme nga klubi francez Olympique Marseille, sipas raportimeve ekskluzive të gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, drejtuesit e Marseille kanë intensifikuar përpjekjet në javët e fundit për të bindur lojtarin dhe klubin e tij aktual, Lille OSC, për një transferim gjatë këtij afati kalimtar.
Bisedimet mes palëve janë në zhvillim dhe marrëveshja mbetet ende e hapur. Marseille po kërkon të arrijë një zgjidhje sa më shpejt, pasi Zhegrova shihet si përforcim kyç për repartin ofensiv të skuadrës për sezonin e ri.
🚨🔵⚪️ More on Edon Zhegrova and OM exclusive story from two weeks ago.
Zhegrova has received an important proposal from Olympique Marseille, now pushing to find a solution.
The deal is still on. 🔛 pic.twitter.com/pwgDWDSZq8— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2025
Edon Zhegrova, 25 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Ligue 1 me paraqitjet e tij dinamike dhe aftësitë e jashtëzakonshme teknike. Forma e tij e mirë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, por Marseille duket të jetë aktualisht më afër nënshkrimit me të, pavarësisht se mungoi për pothuajse tërë pjesën e dytë të sezonit të ri shkaku i një lëndimi. Nëse ky transferim realizohet, ai do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme këtë verë, duke e vendosur Zhegrovën në një nga klubet më me traditë në Francë dhe Evropë. /GazetaExpress/