Romano flet për takimin Guardiolas me Ferguson, a ishte afër spanjolli që t’i bashkohej Man Unitedit? - Gazeta Express
string(98) "romano-flet-per-takimin-guardiolas-me-ferguson-a-ishte-afer-spanjolli-qe-ti-bashkohej-man-unitedit"

Romano flet për takimin Guardiolas me Ferguson, a ishte afër spanjolli që t’i bashkohej Man Unitedit?

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 15:30

Manchester City është shndërruar në një prej ekipeve më të mira në Evropë, pas ardhjes së Pep Guardiolas si trajner.

Spanjolli e mori drejtimin e “Qytetarëve” në vitin 2016 dhe deri më tani, ai e ka udhëhequr skuadrën drejt fitimit të katër titujve kampioni në Premierligë – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Guardiola me Manchester Cityn gjithashtu ka fituar edhe katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë, si dhe një Kupë FA.

Megjithatë, një herë e një kohë raportohej se kishte një mundësi që ai të bashkohej me Manchester Unitedin.

Nga fundi i kohës së Sir Alex Ferguson te “Djajtë e Kuq”, të dy trajnerët u përballen dy herë në finale Ligës së Kampionëve, në të cilat triumfoi Guardiola – derisa ish-trajneri i skuadrës angleze thuhet se është një fans i madh i 51-vjeçarit.

Duke folur për “Caught Offside”, Fabrizio Romano ka treguar se a ishte afër bashkimi i Guardiolas me Manchester Unitedin.

“Sinqerisht, nuk ishte asgjë e madhe apo e avancuar. Guardiola ka pranuar se në vitin 2014 ka pasur një takim me Sir Alex Ferguson, por është normale që të ketë biseda mes trajnerëve të lartë dhe klubeve më të mira në futboll”, tha ai.

“Ferguson gjithmonë e ka vlerësuar shumë lart Guardiolën, por Pep ishte shumë i qartë në të gjitha fazat dhe zgjedhjet e karrierës së tij. Nuk ishte diçka e afërt në asnjë fazë”, tha Romano. /Gazeta Express/