Ylli i krahut të Aston Villa, Leon Bailey, pritet të mbërrijë në Romë nesër për të finalizuar detajet e fundit të kalimit të tij te Roma e Gian Piero Gasperinit.
Sipas raporteve të Gazzetta dello Sport, përmes TuttoMercatoWeb, Bailey pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian të hënën për të nënshkruar dokumentet finale të marrëveshjes së propozuar.
Transferimi thuhet se do të përbëhet nga një huazim fillestar me një tarifë prej 3 milionë eurosh, përfshirë një opsion blerjeje të vendosur në 20 milionë euro.
Mungesa e Bailey në ndeshjen e parë të Aston Villa
Sulmuesi xhamajkan nuk ishte i pranishëm në ekipin e Villës për barazimin 0-0 të ditës së parë ndaj Newcastle United, gjë që shtoi dyshimet se ai mund të po largohet për te Roma.
Me marrëveshjen që duket pothuajse e kompletuar, pritet që njoftimi zyrtar të vijë brenda javës së ardhshme. Roma synon që ish-lojtari i Bayer Leverkusen të jetë në dispozicion për ndeshjen e tyre të parë të sezonit të Serie A ndaj Bolonjës të shtunën. /GazetaExpress/