Roma pranon gol në fund të ndeshjes, barazon edhe Manchester United - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

28/07/2021 22:59

Roma pranon gol në fund të ndeshjes, barazon edhe Manchester United

Sport

Gazeta Express

28/07/2021 22:59

Roma ka barazuar 1-1 në miqësoren me Porton, United 2-2 me Brentford.

Klubet vazhdojnë të përgatiten para startit të sezonit 2021/22.

Lexo Edhe:

Në mesin e shumë klubeve që zhvilluan të mërkurën miqësore, ishin edhe Roma me Manchester Unitedin.

Roma e Jose Mourinhos pati punë me Porton.

Ekipi italian po punon shumë me Mourinhon për të ndërtuar një skuadër të fortë, por barazimi në fund me Porton lë shije të hidhur.

Roma nuk arriti që të ruajë rezultatin minimal, 1-0, epërsi që erdhi me golin e Gianluca Mancini që shënoi në minutën e 56’.

Vitinha befasoi ekipin e Jose Mourinhos duke barazuar gjithçka 1-1 në min e 90′.

Man United 2-2 Brentford

Në anën tjetër, Manchester United ka barazuar 2-2 në miqësore me Brentfordin.

Anthony Elanga dhe Andreas Pereira shënuan për Unitedin, Baptiste dhe Bryan Mbeumo shënuan për Brentford.

Miqësoren e radhës Roma do ta zhvillojë me Betisin të shtunën, kurse Manchester United me Preston, po ashtu të shtunën. /Gazeta Express/