Roma mund Cluj dhe merr kryesimin në Grupin A - Gazeta Express
string(45) "roma-mund-cluj-dhe-merr-kryesimin-ne-grupin-a"

Gazeta Express

26/11/2020 22:53

Roma mund Cluj dhe merr kryesimin në Grupin A

Gazeta Express

26/11/2020 22:53

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme sonte kundër CFR Cluj duke marrë kryesimin në Grupin A të Ligës së Kombeve. Një autogol dhe një gol nga penalltia të shënuara në pjesën e dytë vendosën fatin e këtij takimi

AS Roma ka fituar në ndeshjen në Rumani kundër CFR Cluj duke marrë kryesimin në Grupin A.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë 0-0, me Romën që insistoi më shumë për gol por nuk e arriti atë.  

Në pjesën e dytë Roma do të shënonte menjëherë. Ishte një goditje e lirë e cila u devijua nga Gabriel Debuljug i Cluj dhe i cili shënoi autogol në minutën e 49-të.

Roma do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 67-të nga penalltia ku i saktë u tregua Jordan Veretout.

Pas këtij goli Roma e kontrolloi mirë epërsinë dhe do të kthehet me tri pikë të rëndësishme në kryeqytetin italian.

Ndeshja e radhës e Romës do të jetë kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys të cilët për momentin janë në vendin e dytë në Grup.

CFR Cluj është në vendin e tretë me 4 pikë kurse në fund të grupit është CSKA Sofia me 1 pikë. /GazetaExpress/