Roma me ofertë për Bailyn e Manchester United - Gazeta Express
string(45) "roma-me-oferte-per-bailyn-e-manchester-united"

Roma me ofertë për Bailyn e Manchester United

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 17:13

Roma raportohet së ka rritur ofertën e tyre për mbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly, një fertë për huazim me opsion blerjen për tetë milionë euro

Mbrojtësi ishte lojtari i parë që Jose Mourinho nënshkroi në Old Trafford dhe është konsideruar tepricë për shumë menaxher që kanë drejtuar United pas Special One.

Lexo Edhe:

Bailly do të riformonte partneritetin në mbrojtje që ka pasur me Chris Smalling duke u ribashkuar me të në Olimpico.

Sipas Calciomercato.com, negociatat janë duke vazhduar dhe oferta e fundit e Romës duket se është e mjaftueshme që të arrihet një marrëveshje huazimi me opsion blerjen për tetë milionë euro.

Natyrisht, Manchester United dëshirojnë që marrëveshja të jetë me obligim blerje, ose e njëjtë si marrëveshja e Romës që bëri për mesfushorin e PSG-së, Georginio Wijnaldum, në rast së romakët shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Opsione të tjera për mbrojtje Roma është duke i marrë në konsideratë si Dan-Axel Zagadou, por që kërkon pagë të madhe dhe Marcos Senesi i Feyenoordit, për të cilin garës i prinë Bournemouth. /GazetaExpress/