Roma kërkon 25 milionë euro për Schick - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

11/08/2020 21:01

Me i fundit

Roma kërkon 25 milionë euro për Schick

Futboll

Gazeta Express

11/08/2020 21:01

I huazuari nga Roma, Patrick Schick do të rikthet nga RB Leipzig dhe Giallorossi raportohet se synojnë ta shesin çekun për 25 milionë euro këtë verë

Skuadra e Bundesligës nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerje të ish sulmuesit të Sampdorias, por trajneri i Romës, Paulo Fonseca nuk e ka plan ta mbajë Schick në Olimpico për sezonin e ardhshëm.

Calciomercato.com shkruan se 24 vjeçari, i cili ishte huazuar në korrik të 2017 si i huazuar nga Sampdoria para se Roma ta transferonte atë për 42 milionë euro, duhet të kërkojë për klub të ri.

Schick ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asiste në 22 ndeshje të Bundesligës këtë sezon dhe Leipzig ka dashur që t’ia vazhdojë huazimin edhe për një sezon.

Roma, në anën tjetër, dëshiron para për çekun, i cili është lidhur me një ribashkim me Marco Giampaolo në Torino.

Giampaolo ishte trajneri që i dha atij mundësi të luajë në Serie A në Sampdoria, por për të janë të interesuar edhe Hertha Berlin dhe Bayer Leverkusen.

Schick po ashtu është lidhur me një transferim në disa skuadra të Premier Ligës këtë sezon. /GazetaExpress/