Sulmuesi Abraham nuk është në planet e trajnerit Daniele De Rossi tek skuadra e Romës.
Dhe kështu romakët janë duke kërkuar blerës për sulmuesin. E për anglezin interesim ka nga skuadra e Milanit.
Roma po mendon ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shkuar në një ofertë shkëmbimi.
Saelemaekers ose Okafor janë dy lojtarët që i preferon De Rossi.
Do të jetë e vështirë për t’i marrë që të dytë, andaj njëri nga ta me shumë gjasë mund të përfundojë në kryeqytet.