Roma heq dorë nga stadiumi i ri, Pallotta: "Disa idiota shkatërruan projektin" - Gazeta Express
string(74) "roma-heq-dore-nga-stadiumi-i-ri-pallotta-disa-idiota-shkaterruan-projektin"

Sport

Gazeta Express

27/02/2021 13:25

Roma heq dorë nga stadiumi i ri, Pallotta: “Disa idiota shkatërruan projektin”

Sport

Gazeta Express

27/02/2021 13:25

Roma ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit në zonën e Tor di Valle.

Shkak është bërë situata aktuale e krijuar nga pandemia dhe kështu për momentin pronarët e klubit italian janë tërhequr.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-presidenti, James Pallotta ka reaguar dhe shfaqet shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer me atë që ka ndodhur.

“Ndihem i tmerruar për qytetin e Romës dhe klubin e Romës. Disa plehra (ju e dini se kush jeni) shkatërruan një projekt të shkëlqyeshëm për të gjithë. Jam i trishtuar”, shkruan Pallota në Twitter.