Roma gjen mënyrën se si të arrijë te Granit Xhaka - Gazeta Express
string(49) "roma-gjen-menyren-se-si-te-arrije-te-granit-xhaka"

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:13

Roma gjen mënyrën se si të arrijë te Granit Xhaka

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:13

Roma do ta sakrifikojë Diawaran për Xhakën. Në anën tjetër, raportohet se mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshje personale me Romën, do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon, do të nënshkruajë kontratë deri më 2025

Granit Xhaka është dëshira e madhe e Jose Mourinhos dhe Roma është duke bërë të pamundurën për t’ia plotësuar atë, raporton Gazeta Express.

Mesfushori shqiptar tashmë është pajtuar për t’u transferuar në Itali, ku raportohet se do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Megjithatë, klubet janë ende në negociata dhe nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët shkaku i çmimit që kërkon Arsenali, së paku 20 milionë euro.

Kështu, Roma po mendon ta përfshijë në operacion Amadou Diawaran për të ulur çmimin e 28-vjeçarit shqiptar.

Mourinho e sheh Xhakën si idealin për mesfushën në projektin e ri me Romën.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016 kur u ble nga Borussia Mönchengladbach për 35 milionë funte.

Deri më tani, Xhaka ka bërë 220 paraqitje për ‘Topçinjtë’, ka shënuar 13 gola dhe ka fituar tre trofe. /Gazeta Express/