Roma ka arritur një fitore të madhe në Serie A, duke vazhduar garën tashmë për top katërshe dhe kualifikim direkt në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini triumfoi 2-0 ndaj Cagliarit, me nga një gol të shënuar për çdo pjesë.
Nënshkrimi i janarit, Donyell Malen shkëlqeu me dy gola në këtë ndeshje, duke konfirmuar formën e mirë që po e kalon.
Holandezi shënoi fillimisht në minutën e 25-të, pas asistimit nga Gianluca Mancini, duke paraboluar portierin mysafir.
Me rezultatin prej 1-0 u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën Roma e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në këtë ndeshje.
Malen shënoi në minutën e 65-të për 2-0, pasi u asistua nga Zeki Çelik.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 46 pikëve, në vendin e pestë, aq sa ka edhe Juventusi një vend më lartë.
Interi e kryeson tabelën me 58 pikë, teksa para Romës janë Milani e Napoli, që zënë pozitat 2 dhe 3.
Cagliari në anën tjetër është në vendin e 12-të me 28 pikë të tubuara./GazetaExpress/
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...