Roma e kërkon fitoren e parë në Serie A sonte kundër Empolit, formacionet - Gazeta Express
string(72) "roma-e-kerkon-fitoren-e-pare-ne-serie-a-sonte-kunder-empolit-formacionet"

Roma e kërkon fitoren e parë në Serie A sonte kundër Empolit, formacionet

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 19:49

Roma rezistoi dhe nuk e shkarkoi Jose Mourinhon gjatë pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve, por presioni është duke u rritur tek trajneri – kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme – pas një fillimi të tmerrshëm të këtij sezoni

Verdhekuqtë kanë fituar vetëm një pikë në tri xhirot e para, ku ata kanë humbur nga Verona dhe AC Milan, gjë që ka shqetësuar tifozët e kësaj skuadra të cilët janë duke kërkuar një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Lexo Edhe:

Para ndeshjeve të Kombëtareve Roma humbi me rezultat 2-1 kundër Milanit derisa ata kanë pasur një ecuri negative në 11 ndeshjet e fundit në ligë, duke fituar vetëm një, barazuar në pesë të tjera dhe pesë të tjera i kanë humbur. Mourinho duhet të kërkoi fitoren ndaj Empolit në Olimpico, për të filluar këndelljen në ndeshjet e shtatorit.

Kjo nuk është një ndeshje që do ta kërkonte Empoli pasi që janë skuadra e vetme që nuk kanë shënuar gol në Serie A këtë sezon, të cilët kanë humbur nga skuadra e Ligës së Dytë Cittadella në Kupën e Italisë derisa kanë humbur në tri ndeshjet e para në ligë nga Verona, Monza dhe Juventusi.

Sikurse Mourinho, trajneri Paolo Zanetti po përballet me pyetjet për shkarkim, derisa sonte pritet që blerjet e reja të skuadrës si  Simone Bastoni dhe Youssef Maleh, apo Etrit Berisha që pati një paraqitje të mirë kundër Juves do të prodhojnë më shumë në këtë ndeshje.

Roma në anën tjetër ka startuar me Romelu Lukaku që ka ditur të shënojë gola në Serie A, duke i shënuar 37 të tilla në 45 ndeshje.

Për Romën sonte ka startuar nga minuta e parë në sulm: Lukaku dhe Dybala

/GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

AS Roma: Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ndicka; Kristensen, Cristante, Paredes, Renato Sanches, Spinazzola; Dybala, Lukaku

Empoli: Pas pak…  

Ndeshja fillon në ora 20:45 në Olimpico të Romës në Itali