Roma deklason Empolin e Berishës, shënon fitoren e parë në Serie A - Gazeta Express
string(65) "roma-deklason-empolin-e-berishes-shenon-fitoren-e-pare-ne-serie-a"

Roma deklason Empolin e Berishës, shënon fitoren e parë në Serie A

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 22:51

Roma e ka deklasuar me rezultat 7-0 skuadrën e Empolit për ta arritur fitoren e parë pas kritikave të shumta që ju bën atyre pë rezultate kohëve të fundit. Dybala (2’, 55’), Sanches (8’), Grassi (35’ autogol), Cristante (80’), Lukaku (82’) dhe Mancini (86’) shënuan golat për Romën

Roma ka marrë tri pikët e para në Serie A pas dy barazimeve dhe një humbje në tri ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni.

Lexo Edhe:

Skuadra e Jose Mourinhos ka deklasuar me rezultat 7-0 skuadrën e Etrit Berishës, Empolin.

Qysh në minutën e dytë Roma do të shënonte pasi që Empoli shkaktoi penallti. Paulo Dybala u tregua i saktë nga penalltia për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Roma erdhi të goli i dytë shumë shpejt.

Kësaj radhe ishte Renato Sanches, përforcimi i Romës nga Lyon, që shënoi në minutën e 8 pasi që mori një top të mirë nga Kristensen.

Goli i tretë i Romës ishte një autogol që u shënua Grassi në minutën e 35-të. Ky ishte edhe goli i fundit që Roma shënoi në pjesën e parë.

Dybala do ta gjente rrjetën përsëri këtë ndeshje. Kësaj radhe jo nga penalltia por duke shënuar pasi që u asistua nga Cristante në minutën e 55-të.

Cristante do të shënonte edhe vet gol në minutën e 80-të e ku u asistua nga Belotti.

Dy minuta më vonë, i huazuari nga Chelsea, Romelu Lukaku shënoi golin e gjashtë në këtë ndeshje pas një kundërsulmi të shpejt të Romës.

Krejt në fund Roma shënoi edhe Mancini, në minutën e 86-të për t’i dhënë fund një mbrëmje plot spektakël në Romë.

Roma tashmë do të përgatit muskujt për ndeshjen që do ta luan kundër Sheriff Tiraspolit në Ligën e Europës derisa pas një jave ata do të luajnë kundër Torinos së Mërgim Vojvodës si mysafirë. Në anën tjetër Empoli i Berishës ka një tjetër ndeshje të vështirë pasi që luan kundër Interit.

Fitorja e ngjet në vendin e 12 Romën me katër pikë nga katër xhiro derisa Empoli fundoset në vendin e fundit me zero pikë. /GazetaExpress/