Roma ka mposhtur sonte si mysafire Udinesen për të arkëtuar pikët e para në Serie A. Hero i këtij takimi ishte Pedro
Roma ka marrë pikët e para në Serie A, pasi që humbi në tavolinë ndeshjen kundër Veronës dhe barazoi me Juventusit.
Sonte, skuadra nga kryeqyteti italian ka shënuar një fitore minimale në udhëtim kundër Udineses.
Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar dhe Dzeko ishte shumë afër golit të parë por që priti portieri vendas.
Në pjesën e dytë Roma e nisi më mirë dhe ishte Pedro që shënoi gol në minutën e 55-të, gol që doli të jetë gol i fitores se parë për këtë sezon i Romës.
Roma pas kësaj fitoreje ka katër pikë pas tri xhirove të luajtura në Serie A dhe aktualisht është në vendin e tetë me katër pikë.
Udinese ndërkohë nga tri ndeshje nuk ka fituar asnjë ndeshje nga tri të luajtura dhe gjendet në pozitën e 19 të Serie A. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...