Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën - Gazeta Express
string(56) "roli-i-vitaminave-ne-parandalimin-e-problemeve-me-zemren"

Gazeta Express

16/03/2020 21:09

Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Gazeta Express

16/03/2020 21:09

Njerëzit që janë të shëndetshëm dhe marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve.

Lexo Edhe:

Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat dhe sëmundjet e zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt.

Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë.

Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat e AgroWeb.org.

Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku.

Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë.

Ushqimet e lartpërmendura sipas eksperteve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:

Kryeni aktivitet të rregullt fizik

Mos pini duhan

Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.

Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime të mira të vitaminës E

Gruri

Bajamet

Orizi kaf

Arrat

Burime të mira të vitaminës C

Specat

Portokallet

Qitro

Qershitë

Brokoli

Luleshtrydhet

Kivi

Shpargu

Boronicat

Ananasi

Domatet

Po Multivitaminat?

Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku./AgroWeb.org